Site icon Telegrafi

Maratonistja 92 vjeçare

E njohur me emrin Gladiatoria, 92 vjeçarja Burrill mori pjesë në Maratonën e Honolulusë, në Hawaii, në fund të vitit të kaluar dhe e përfundoi për nëntë orë e 53 minuta.

Libri i rekordeve Guinness tash ka konfirmuar zyrtarisht se ajo është gruaja më e vjetër që ka përfunduar një maratonë dhe titulli, pa dyshim se ka ngjallë interes se si plaka ruan tërë atë energji.

“Vetëm dil jashtë e vrapo”, thotë ajo. Burrill vrapoi për herë të parë në maratonë në moshën 86 vjeçare, duke vrapuar maratonën e pestë prej shtatë maratonave sa ka marrë pjesë ajo në Honolulu. Ajo i tha mediave se nuk ka plane për tu futur në garë edhe vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version