Site icon Telegrafi

Maratonisti pasi priu për 217 kilometra huqi finishin!

Terada për mrekulli ruajti fuqitë e fundit dhe në fund të maratonës në kolonën prej katër vrapuesve u shmang, i kaloi të gjithë doli i pari, por… me siguri automobili që po xhironte garën e hutoi kur si kishin mbetur as 100 metra deri në cak duke u kthyer djathtas. E pas automobilit u nis edhe Terada.

Tre maratonistët tjerë vazhduan drejtë. Teradën pastaj e orientuan policët dhe organizatori se ishte nisur gabim. Por nuk arriti ta përmirësojë gabimin dhe përfundoi i treti.

Për fat, nuk i shkaktoi dëm institutit Kokugakuin për të cilin garonte. Pasi dhjetë më të mirët edhe vitin e ardhshëm automatikisht fitojnë të drejtën për të garuar. Ndërsa Instituti Kokugakuin më në fund përfundoi në vendin e 10.

Në ultra-maratonën Tokyo-Hakone marrin pjesë nëntë institute të kategorinë e meshkujve. Kjo është një ngjarje e rëndësishme sportive në Japoni, ndërsa gara e parë e tillë daton që prej vitit 1920. /Telegrafi/

Exit mobile version