Telegrafi

Maratonistët kinezë mashtruan duke hyrë nëpër rrugë më të shkurtra, organizatorët përgatiten mirë për edicionin e ri (Video)

Gjatë një gjysmë maratone që është zhvilluar në Shenzen të Kinës gjatë javës së kaluar, shumë pjesëmarrës kanë mashtruar duke hyrë nëpër rrugë të shkurtra.

Njësitet mbikëqyrëse raportojnë se 258 maratonistë kinezë hynë nëpër një shteg me pemë të lartë, duke shkurtuar një pjesë të mirë të rrugës, transmeton Telegrafi.

Këtë e vërtetuan edhe pamjet nga kamerat e sigurisë së policisë, që i tregojnë disa duke kaluar nëpër ndalesa që ua shkurtoi rrugën për afro tri kilometra.

Në mënyrë që e njëjta gjë të mos përsëritet edhe në edicionin e ri që zhvillohet së shpejti, organizatorët po konsiderojnë të vendosin kamera që identifikojnë individët në bazë të fytyrës. Përfshirë edhe kamera tjera të zakonshme, që të vërehet secila lëvizje e tyre.

Vrapimet e organizuara dhe maratona të ndryshme, janë bërë shumë të popullarizuara në Kinë, shpërblimet për të cilat arrijnë shuma shumë të mëdha. /Telegrafi/