Site icon Telegrafi

Maratonë festive në Ohër për Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë (Video)

Për nder të festës së pavarësisë së Maqedonisë, sot në qytetin e Ohrit u organizua garë maratonike. Si pjesë e maratonës ndërkombëtare të 31-të, në shtegun prej “Shën Naumit” deri në portin e qytetit i gjatë 30 km, u vrapua edhe për fëmijët me sëmundje të rralla.

Për vendin e parë luftuan rreth 140 atletë të njohur, politikanë, emra eminent nga sfera publike, ndërsa në piadestal arriti të ngjitet keniani Kipkorir Bivot, ndërsa mes 20 grave më e mira ishte malazezja Sllagjana Paunoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maratona atletike në Ohër ekziston prej vitit 1976, ndërsa prej 2004 e këndej ka edhe shenjë ndërkombëtare dhe për çdo vit mbahet me rastin e ditës së pavarësisë dhe e mban emrin “Vllatko Dimitrov” për nder të atletit të ndjerë dhe ish-profesor në Ohër./Telegrafi/

Exit mobile version