Telegrafi

Maratonë 10 kilometërshe në Shkup

Gara 10 kilometërshe “Shkupi vrapon” në organizim të Wizz air, Maratona e Shkupit mbahet sot në Shkup.

Fillimi ishte nga bulevardi ‘Ilinden’, para shatërvanit ‘Lotus’ në ora 9:00.

Garuesit vrapojnë në drejtim të City Mall, ku në semaforët afër rrugës ‘Ljublanska’ do të kthejnë gjysmërreth dhe do të kthehen nga ana tjetër bë bulevardin ‘Ilinden’ afër zonës për këmbësori të Kuvendit të Qytetit. Në këtë drejtim do të bëhet edhe pjesa e mbetur e maratonës që do të përfundojë në pikë nisjen afër shatërvanit ‘Lotus’.

“Shkupi vrapon 10km” është nën patronazhin e Agjencisë për të rinnj dhe sport./Telegrafi/