Asociacioni i Maqedonisë për zhvillim të lojërave-MAGDA prej sot deri më 22 janar në Shkup, Manastir dhe Ohër, do ta organizojë Global Game Jam Maqedoni të pestën me radhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Global Game Jam është ngjarja më e madhe intenacionale për krijim të lojërave, e cila mbahet një herë në vit njëkohësisht në shumë lokacione nëpër botë, në lloj të maratonës 48-orëshe.
Qëllimi i Global Game Jam, e cila është pjesë e Internation Game Developers Association (IGDA), është që të nxit krativitet, bashkëpunim dhe ekspirentim tek të gjithë që dëshirojnë të krijojnë lojëra.
Vitin e kaluar Global Game Jam, është mbajtur në 611 lokalitete në 93 vende dhe janëkrijuar 6866 lojëra, njofton AIM.
Maqedonia ka filluar të marrë pjesë në këtë ngjarje globale prej vitit 2013, me lokacion në Shkup dhe Manastir, ndërsa nga ky vit edhe në Ohër. /Telegrafi/