Telegrafi

Marashi, për “veteranët me fusnotë”: S’mund të fitoni në emër të luftës – pas luftës

“Për 16 nuk kemi rreshtur se angazhuari për realizimin e të drejtave të veteranëve ,invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit.16 vite jemi ballafaquar dhe konfrontuar verbalisht e në disa raste edhe fizikisht (kujtoni konfliktin me UNMIK,në Deqan,Prizren,Prishtinë ,Pejë etj.),për këtë ishim edhe të arrestuar dhe të presekutuar nga shteti vetëm pse qendruam stoik kundër politikës dhe njerëzve qe e nënçmonin gjakun dhe luftëtarët.

Për 16 vite disa bylmeza kurrë si kemi ndëgjuar as që i kemi par qe publikisht të dalin në mbeshtetje të luftës dhe luftëtarve ,së paku jo derisa nuk ndodhi "konkursi për pension" ,e këtu pastaj ndodhi çudia !

Si kërpurdhat pas shiut filluan "luftëtarët "të mbrojnë luftëtarët,e të shajnë e zhvlerësojnë komandantët edhe ti akuzojnë pa fakte por me thashethëna,unë duke e pasë për obligim që sëpaku të hulumtoj profilet e tupanxhinjve ,ngase me dukej se në historikun e UÇK-ës ,paskam kapërcyer ndonjë faqe ,apo kam humbur ndonjë faqe të shenimeve të mija ku kam shënuar çdo fitore por edhe humbjet, edhe trimërit e luftëtarve të cilët sot nuk janë në mesin tonë,shofë se para jo më pak se 3 viteve ishin profile të sportistave dhe muzikantave asesi jo të luftëtarve ,disa as sot nuk i kan.

Unë e di se shumë nga ata që sot po marrin turr ,janë veteran me "fusnot "por e "hangri vakthi kashtën " dhe tani po e shfrytëzojnë situatën që të promovojnë vetë vetën.Ka edhe nga ata që janë nën ndikimet politike ,dhe duan të krijojne një struktur tjetër komanduese të UÇK-ës,këtë smund ta ben askush e as daullëxhinjët!

Një po u them;-nuk mundeni të fitoni emer të luftës pas luftës,Kosova është vend i vogël dhe të gjithë njifemi,mos e zeni vendin aty ku nuk e njifni kuvendin as rendin ,një bashkëluftëtar i imi hiq më larg se sot më tha;-"a ka mundësi mos me na ndihmu ma shumë se po mundemi me i duru ndihmat e zhurmaxhive"!” (sic.), ka shkruar Marashi. /Telegrafi/