Site icon Telegrafi

Marash Kumbulla shënon ndaj Juventusit, por goli i anulohet nga VAR-i

Hellas Verona ka gjetur golin e parë në ndeshjen e javës së 23-të në Serie A ndaj Juventusit, por ky gol i është anuluar pas rishikimit të VAR-it.

Ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili shënoi me kokë për epërsinë 1-0 të Veronës.

Goli i Kumbullës erdhi në minutën e 21-të pas asistimit të Miguel Velosos.

Megjithatë, goli i tij u anulua pas disa minutave, pas rikthimit të VAR-it.

Vlen të ceket se Kumbulla pikërisht sot ka festuar 20-vjetorin e lindjes. /Telegrafi/

https://twitter.com/D9INE_ITALY/status/1226237859805327360

Exit mobile version