Mbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Lecces.
Pjesa e parë është mbyllur 1-1, ku fillimisht ishin mysafirët që shënuan të parët me Arturo Calabresin.
Roma barazoi shifrat në 1-1 me golin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
⚽️ Marash Kumbulla ✅#CoppaItalia https://t.co/cZsisWFO8H
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) January 20, 2022
Mbrojtësi kërceu më së larti në zonë dhe me një goditje me kokë shënoi.
Kumbulla ka filluar të fitojë vendin në formacion me Jose Mourinhon. /Telegrafi/