Site icon Telegrafi

Marash Kumbulla ishte afër kalimit te Napoli

Presidenti i Hellas Veronës, Maurizio Setti ka konfirmuar se Marash kumbulla ishte shumë afër që të kalonte në janar te Napoli.

Bisedimet mes dy klubeve italiane ishin duke u zhvilluar për Amir Rrahmanin, që nga edicioni i ri do të luajë për napolitanët.

Por, në atë marrëveshje ishte diskutuar edhe për Kumbullën dhe Napoli kishte një interesim të fortë për reprezentuesin e Shqipërisë.

“Në janar ishte një interesim i fuqishëm nga Napoli për Marash Kumbullën”, ka konfirmuar Setti për radio Kiss Kiss.

“Por, bisedimet ishin të vështira dhe lojtari dëshironte kohë që të reflektonte për të ardhmen e tij”.

“Kjo ishte arsyeja e vetme se ai përse nuk pranoi të veshte fanellën e kaltër. Tani, pas Kumbullës janë vënë disa skuadra dhe është tek ai të caktojë të ardhmen e tij”, ka shtuar më tej presidenti i Napolit.

Kumbulla po kërkohet tani edhe nga Lazio e Interi, mirëpo napolitanët kanë një përparësi, nëse vendosin të shesin Kalidoi Koulibalyn. /Telegrafi/

Exit mobile version