Telegrafi

Marash Kumbulla bije në grackën e Berardit, ndëshkohet direkt me karton të kuq – Roma po e pëson keq nga Sassuolo

Roma është duke humbur 3-1 në shtëpi ndaj Sassuolos, për duelin që po luhet në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Por, derisa po përfundonte pjesa e parë, situata u tensionua dhe Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq.

Sassuolo i shënoi dy gola të shpjetë nëpërmjet Armand Lauriente (13’ dhe 18’), ndërsa Giallorossët u përgjigjen përmes Nicola Zalewski (26’).

Lexo po ashtu A e meritoi apo jo Marash Kumbulla kartonin e kuq ndaj Sassuolos - gjyqtari italian analizon situatën

Derisa në një situatë tensionuese mes Kumbullës që u godit me shqelm nga Domenico Berardi, lojtari shqiptar ra në grackën e tij dhe ia ktheu goditjen në minutën e 45+3-të, me çka edhe pasoi kartoni i kuq.

Një minutë kaloi nga ai incident, dhe Berardi shënoi për 3-1 nga penalltia, duke bërë që dy skuadrat të shkonin në pushimin mes pjesëve. /Telegrafi/