Ish këshilltari special i presidentit historik Ibrahim Rugova, ka pohuar se shumë shpejt do ta padisë avokatin Tomë Gashi, për të pavërtetat që, sipas tij, ky i fundit i ka bërë ndaj Marajt.
Maraj në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka deklaruar se deklarimet e Gashit se Maraj është marrë në pyetje nga UNMIK për atentatin ndaj Presidentit Rugova nuk janë të vërteta.
Gjithashtu sipas tij është manipulim edhe pohimi i Gashit, se ka qenë avokat i Marajt në këtë rast, duke shpjeguar se Tom Gashi ka qene avokati i tij vetëm në një rast për zhdoganim të një veture “Audi” që ka pasur Maraj.
Gjithë këto, ka thënë Maraj, kanë bërë që të ai ta bëhet gati për ta paditur avokatin Tomë Gashin.