Telegrafi

Maradonas i ndalohen aktivitetet për dy muaj

Përfaqësuesja e Argjentinës siguroi kuliafikimin automatik për Kampionatin e ardhshëm Botëror duke e mposhtur Uruguain muajin e kaluar, ndërsa i shumëkritikuari Maradona, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, reagoi duke i ofenduar kritikët dhe gazetarët, ndërsa më pastaj kishte refuzuar të kërkojë falje.

Këto komente e detyruan FIFA-n të hulumtojë veprimet e Maradonas, dhe të dielën ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se trajnerit të përfaqësueses së Argjentinës i ndalohet të marrë pjesë në çfarëdo aktiviteti që ka të bëjë me futbollin nga 15 nëntor 2009 deri më 15 janar 2010.

Maradona ishte i pranishëm të dielën në Cyrih kur iu shqiptua ndëshkimi, ndërsa komiteti i FIFA-s e ka paralajmëruar se nëse e përsërit të njëjtën gjë, ndëshkimi do të jetë më i madh.

Sido që të jetë, fatmirësisht ky vendim nuk do ta pengojë 49-vjeçarin që ta drejtojë Argjentinën gjatë Kampionatit Botëror në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/