Diego Maradona ka zgjedhur futbollistin më të mirë në botë që ia kanë parë sytë.
Francesco Totti pritet të përfundoj karrierën e tij shumë vjeçare te Roma, pasi drejtori i ri sportiv, Monchi, deklaroi se ky është sezoni i fundit për yllin italian.
Megjithatë, ende nuk dihet nëse Totti do të varë këpucën në gozhdë apo do të vazhdoj karrierën në një nga kampionatet inferiore.
Kjo nuk e ka ndalur legjendën argjentinase, Maradona, që ka thur lavde për sulmuesin italian, duke e cilësuar si futbollistin më të mirë që ia kanë parë sytë.
“Francesco Totti është mbreti i Romës”, thuhet në fillim të shkrimit të Maradonas në “Facebook”.
“Ai është dhe do të mbetet lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë. Respekt!”, përfundoi legjenda botërore. /Telegrafi/