Telegrafi

Maradona: Totti duhet të vazhdojë të luajë

Diego Armando Maradona, ia ka sugjeruar Francesco Tottit që të vazhdojë të luajë, përkundër moshës.

Legjenda romake mbushi 40 vjeç pak kohë më parë, dhe zërat që ai të vazhdojë të luajë vetëm po shtohen.

“Unë i them Tottit të vazhdojë të luajë. Ju duhen 40 lojtarë normalë për të krijuar Tottin. Francesco është një prej më të mëdhenjve, simboli real i Romës”, u shpreh Maradona.

Totti ia ktheu përgjigjen në shenjë mirënjohje legjendës.

“Nëse keni nevojë për 40 lojtarë për një Totti, atëherë për të krijuar Diego Maradonën ju duhet i gjithë futbolli. Ai është lojtari që gjithmonë duhet të përgëzohet për atë që ka bërë në këtë sport”, deklaroi Totti në shenjë mirënjohje.

Totti po vazhdon formën pozitive me Romën edhe pse jo startues i rregullt. /Telegrafi/