Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka sulmuar zëvendëspresidentin e Interit, Javier Zanetti, duke u shprehur se nuk i pëlqen qëndrimi i gjithanshëm i tij.
Ish-kapiteni i Interit është ofruar të punojë në Federatës Argjentinase të Futbollit pas paraqitjes dëshpëruese në Kupës së Botës.
Por, nga ky ofrim i Zanettin, legjenda El Diego nuk është i impresionuar, pasi ka thënë se nuk i pëlqen qëndrimi i tij si i gjithanshëm.
“Ai gjithmonë ofrohet të bëjë gjithçka”, ka thënë fillimisht Maradona për TyC Sports.
“Nëse [Interi] kanë nevojë për një President, ai është atje i pari”.
“Nëse një trajner i fitnesit është i nevojshëm, ai është aty”.
“Nëse ata kanë nevojë për një lojtar, ai është në stol”.
“Nuk më pëlqen ky qëndrim”, përfundoi ish-legjenda argjentinase.
Ndryshe, Zanetti bëri 143 paraqitje për kombëtaren Albiceleste, ndërsa Maradona bëri 91 dhe gjithashtu ishte trajneri i Argjentinës në Kampionatin Botëror 2010. /Telegrafi/