Telegrafi

Maradona: Solari nuk do të qëndrojë gjatë te Reali

Santiago Solari nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë si trajner i Real Madridit, thotë Diego Maradona.

Emërimi i Solarit deri në vitni 2021 në krye të ekipit mbretëror u bë pasi ai fitoi katër ndeshje rresht.

Maradona e krahasoi vendimin që t’i jepet një marrëveshje Solarit deri në vitin 2021 me situatën në stolin argjentinas.

“Mendoj se në dy rastet, si te Reali si te Argjentina, trajnerët e sapo emëruar (Solari dhe Scaloni) nuk kanë përkrahjen e ekipeve”.

“Sidoqoftë, nëse ata janë emëruar, është për shkak të përkrahjës nga Federata e Argjentinës (AFA) dhe nga presidenti i Real Madridit, por nuk mendoj se do t’iu zgjasë”.

“Trajnerët kanë periudhë sa zgjasin te një klub dhe e tyre nuk do të jetë e gjatë”, u shpreh Maradona.

Real Madridi vazhdon ringritjen në La Liga pasi mbeti prapa në luftën për pozitat e para në tabelë pas një prej starteve më të këqija në histori me teknikun Julen Lopetegui. /Telegrafi/