Telegrafi

Maradona: Ronaldo pamundësoi transferimin e Mbappes te Reali!

Real Madrid nuk shfryëzoi mundësinë për të nënshkruar me Kylian Mbappe përpara PSG-së për shkak të pranisë së Cristiano Ronaldos në klub.

Mbappe, 18 vjeç, ndihmoi Monacon për të fituar titullin në Ligue 1 sezonin e kaluar dhe ishte i lidhur me disa klube si Reali, PSG, Barcelona dhe Manchester City.

Portali Goal.com ka zbuluar në qershor se Reali mbajti bisedime me Monacon për të nënshkruar kontratë me Mbappen, përpara se talenti francez të siguronte një lëvizje në PSG për një huazim fillestar me detyrimin blerje për 180 milionë euro.

Lexo po ashtu Barça dhe Monaco kishin marrëveshje, Mbappe prishi gjithçka?

Legjenda e Argjentinës, Maradona ka zbuluar se ai personalisht i ka thënë presidentit Florentino Perez të nënshkruaj me Mbappe, të cilin ai e ka cilësuar si ‘zbulim i futbollit’.

Mbappe ka befasuar të gjithë me talentin e tij

Megjithatë, Perez sugjeroi se prania e Ronaldos në Santiago Bernabeu ishte një nga arsyet kryesore pse Reali nuk transferoi Mbappen, sipas Maradonës.

“Për mua, Mbappe është zbulimi i futbollit. Unë mendoj se ai mund të arrijë shumë”, ka thënë fillimisht Maradona për AS.

“Pse nuk nënshkruan me atë? I thash Florentinos për të nënshkruar me Mbappe. I thashë atij kur e pamë njëri-tjetrin në FIFA”.

Lexo po ashtu Mbappe thyen rekord në LK

“Ai më tha .. Ju e dini se unë kam Cristianon”, përfundoi argjentinasi.

Ndryshe, Mbappe ka shënuar 10 gola në të gjitha garat për PSG-në deri tani këtë sezon me skuadrën e Unai Emeryt që janë lider të Ligue 1 dhe kanë arritur në 1/16-tën e finales në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/