Personazhi i futbollistit legjendar argjentinas, Diego Maradona, do të shfaqet në lojën aktuale të futbollit EA Sports FC 25.
Electronic Arts njoftoi se Maradona do të rikthehet më 14 shkurt në ikonat e FUT.
Maradona ishte i pranishëm në video-lojërat EA Sports nga 2017 deri në 2021. Pasi futbollisti u nda nga jeta, avokati i tij, Matias Morla ka paditur Electronic Arts, me arsyetimin se kishin lidhur kontratë me të pa asnjë bazë ligjore.
Për shkak të kësaj, EA u detyrua të hiqte në mënyrë retroaktive Maradona nga FIFA 22, dhe futbollisti legjendar u hoq më pas nga tre lëshimet pasuese të video-lojës.
Misteri se kush i zotëron të drejtat e markës Diego Maradona është ende i hapur.
Nga njëra anë, avokati i Maradonës pretendon se para vdekjes së tij, futbollisti ia transferoi të drejtat për të menaxhuar markën kompanisë së tij Sattvica, me të cilën vajzat e Maradonës nuk janë dakord, të cilat besojnë se të drejtat u takojnë atyre. /Telegrafi/