Telegrafi

Maradona refuzon të kërkojë falje për “Dorën e Zotit”: Ishte hakmarrje ndaj Anglisë

Diego Maradona ende refuzon të kërkojë falje për golin e tij që njihet si “Dora e Zotit” kundër Anglisë, duke thënë se ishte “hakmarrje simbolike” për Luftën e Falklandit.

Legjenda e Argjentinës shënoi gol në portën e Peter Shilton në çerekfinale të Kupës së Botës të mbajtur në vitin 1986, e që vazhdon të diskutohet edhe kësaj dite.

Incidenti nuk ishte parë nga gjyqtari i ndeshjes apo nga gjyqtarët anësorë, ashtu që goli ishte pranuar, ndërsa ka vite që kujtohet ai moment.

Goli me dorë i Maradonës ndaj Anglisë (Foto: Allsport/Getty Images/Guliver)

Lufta e Falklandit për të cilën Maradona e ka fjalën, është ajo në mes të Argjentinës, duke humbur jetën 649 ushtarë dhe Anglisë që mbetën të vdekur 255 ushtarë gjatë tre muajve luftime.

“Ne, si argjentinas nuk e dinim se çfarë po ndodhte me luftën, derisa na thoshin se ishim duke fituar, mirëpo në realitet ishte Anglia që na kishte bërë 20-0”, ka thënë legjenda e Napolit.

Lexo po ashtu Maradona dëshiron të bëhet trajner Unitedit: Jam njeriu i duhur për Manchesterin

“Kështu, unë vendosa të bëja një luftë tjetër dhe që duhej ta fitoja. E dija se ishte dora ime që e kishte prekur topin. Nuk e kisha në mendje ta bëja atë gjë, por ndodhi shumë shpejt dhe gjyqtari e as anësorët nuk e panë. Gjyqtari më shikoi mua dhe tha: Gol”.

“Ishte një ndjenjë e mirë që t’i hakmerresha në atë mënyrë Anglisë për atë se çfarë na kishte bërë, andaj nuk kam përse të kërkoj falje”, ka vazhduar më tej Maradona. /Telegrafi/