Telegrafi

Maradona parashikon ndeshjen Kroaci-Portugali, më mirë mos të dëgjojnë portugezët

Legjenda argjentinase, Diego Maradona ka thënë se Portugalia është shumë e varur në kapitenin Cristiano Ronaldo dhe se nuk është favorite në 1/8 e finales kundër Kroacisë.

Ish-përfaqësuesi i Argjentinës, Maradona, është shprehur se mbështetja e Portugalisë në Ronaldon nuk do të kryejë punë kundër kroatëve në ndeshjen që zhvillohet të shtunën, pasi kroatët kanë një ekip fantastik.

“Portugalia varet shumë nga Ronaldo. Ai ishte i jashtëzakonshëm kundër Hungarisë, por ata kanë gjysmë force nëse ai nuk luan mirë, ndërsa kundër kroatëve do të tregohet se është përfaqësuese e dobët”, ka deklaruar Maradona.

“Ai mund të ketë hapësirë dhe suksesi i Portugalisë varet se sa mirë e bënë ai këtë punë”. Ata kanë dobësi në mesfushë dhe mbrojtje, sepse janë zona të cilat shpien në eliminim.

“Kroacia fillon lojën si favorite, mund të fitojë”, përfundoi mes tjerash legjenda argjentinase i njohur si ‘Pibe de Oro’. /Telegrafi/