Telegrafi

Maradona: Nuk pendohem për zgjedhjet

“Më vjen keq vetëm për Fernando Gagon. Ai ishte njëri prej djemve të mi, por ai luajti shumë pak këtë vit dhe ky është shkaku pse nuk e ftova”.

“Nuk ka asgjë të çuditshme dhe asgjë për t’u sqaruar për mosthirrjen e Javier Zanettit. Kjo ishte e vendosur që moti. Sa për Cambiasson, është tregim i njëjtë”.

“Unë do të mbes përzgjedhës i Argjentinës, sepse që nga koha kur unë erdha në krye të detyrës, unë e bëra një plan, jo vetëm për Botërorin, por edhe për Copa America ”, përfundoi Maradona. /Telegrafi/