Telegrafi

Maradona: Nuk jam duke i ikur tatimit

 Departamenti italian i thesarit pohon se argjentinasi i ka borxh shtetit italian 30 milionë euro për shtatë vitet e kaluara në Napoli, ku ai ka luajtur 180 herë.

“Ata nuk kanë dëshmi që të vijnë pas meje ose të më persekutojnë. Unë nuk jam një shkelës i ligjit. Unë kurrë nuk kam qenë i tillë, pasi kam luajtur futboll”.

“Ua bëj me dije politikanëve se nuk kam vjedhur asgjë. Nëse kam bërë gjëra të gabuara, ka qenë për gjëra tjera. Unë dua të kthehem në Napoli lirshëm. Unë nuk mund të kthehem në Napoli në mënyrë paqësore dhe kjo nuk është e drejtë. Ata po ma vjedhin mundësinë që t’i shoh njerëzit nga Napoli, të cilët i dua shumë”, ka thënë Maradona. /Telegrafi/