Telegrafi

Maradona: Një ditë, trajner i Napolit

“Shpresoj se do të jem trajner i Argjentinës për shumë vite, por më pas do të doja të përmbushja një ambicie tjetër. Ka qenë gjithmonë dhe është ëndërr që një ditë të bëhem trajner i Napolit. Do të doja t’i shihja tribunat e stadiumit San Paolo të mbushura përsëri. Unë i shikoj ndeshjet e Napolit në televizor dhe urrej të shoh tribunat e zbrazëta”.

“Unë kam jetuar në Itali shtatë vjet, por në Napoli më janë dukur si 14. Unë gjithmonë do t’i kem ata njerëz në zemrën time. Unë e di se pasi që Italia është eliminuar, napolitanët do ta mbështesin Argjentinën. Kjo është arsyeja pse i adhuroj ata. Edhe nëse të tjerët do të kritikojnë, unë kurrë nuk do të flas keq për Napolin”, është shprehur Maradona. /Telegrafi/