Telegrafi

Maradona, në Itali për ta zgjidhur problemin e taksave

“Unë nuk iu shmangem taksave dhe nuk jam mashtrues që të kem frikë për t’u kthyer në Itali. Unë kam luajtur futboll dhe njerëz të tjerë kanë nënshkruar për mua. Nuk kam nënshkruar kurrë asgjë”.

“Njerëzit të cilët janë përgjegjës për këtë punë janë të lirë dhe mund të shëtisin lirshëm në Napoli, kurse unë nuk mundem. Kjo nuk është e drejtë”.

“Dua të kthehem në Itali si xhentëlmen, sepse unë kurrë nuk kam vjedhur asgjë nga askush”, ka thënë Maradona. /Telegrafi/