Telegrafi

Maradona ndalet nga polica në aeroport, pasi ish-e dashura pohon se i ka borxh 5.6 milionë euro

Rocio Oliva dhe Diego Maradona (Fotomontazh: Getty Images/Guliver)

Diego Maradona është ndalur dhe arrestuar në një aeroport, pasi ish-e dashur e tij e ka paditur se i ka borxh 5.6 milionë euro, bën të ditur The Sun.

Mediat lokale në Buenos Aires raportojnë se legjenda e futbollit është mbajtur nga autoritetet kur kishte arritur në kryeqytetin argjentinas nga Meksika.

Rocio Oliva (Foto: Salah Malkawi/Getty Images for Soccerex/Guliver)

Besohet se veprimi është marrë në bazë të një dokumenti gjyqësor të nënshkruar nga ish- e dashura e tij, Rocio Oliva.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diego Maradona

Dyshja kanë qenë në lidhje për gjashtë vite, para se t’i jepnin fund romancën në dhjetor të vitit të kaluar.

Olivia tash kërkon kompensim ekonomik nga 58-vjeçari, prandaj policia e ka ndalur në aeroport. Maradona është liruar pas arritjes së avokatit të tij, Matias Morla, ndërsa është caktuar një seancë dëgjimore më 13 qershor, ku legjenda do të përfaqësohet nga avokati i tij. /Telegrafi/