Legjenda argjentinas assesi të largohet nga problemet, pasi është ndaluar në aeroportin e Buenos Airesit për shkak të problemeve me dokumente.
Diego Armando Maradona është bllokuar mbrëmjen e së dielës në aeroportin e kryeqytetit të Argjentinës, Buenos Airesit, për shkak të problemeve me dokumentacionin.
Sipas medieve argjentinase, ‘El Pibe De Oro’ po përgatitej për t’i nisur drejt Dubait i shoqëruar nga e fejuara e tij, Rocio Oliva, por në momentin e dorëzimit të dokumenteve, policia kufitare i komunikojnë se pasaporta është e falsifikuar, ose më saktë mjeti i tij i identifikimit rezultonte si i vjedhur.
Megjithatë, ish-futbollisti i Napolit dhe Barcelonës njihet me temperamentin e tij shpërthyes dhe është hedhur menjëherë në sulm duke deklaruar se kjo situatë ka lidhje politike.
Maradona u shpreh se nuk do të lejonte asnjeri që t’i tregonte se çfarë duhet të bënte në jetë pasi prej 15 vitesh bën atë që dëshiron dhe nuk do të dëgjojë njeri t’i thotë se ç’duhet të bëjë të jetë.
Ndryshe, denoncimi se i kanë vjedhur pasaportën, sipas 55-vjeçarit, ishte një budallallëk dhe shtoi më tej se avokati i tij kishte për detyrë për të hetuar këtë gënjeshtër të orkestruar nga ndonjë politikan pasi po këmbëngul se bëhet fjalë për një hakmarrje të njerëzve pranë presidentit Macri, të cilin e kishte kritikuar në shtyp. /Telegrafi/