Telegrafi

Maradona mund të shkarkohet?

“Maradona dhe ekipi janë të distancuar dhe kjo është theksuar edhe më shumë. Ata që jetojnë çdo ditë me ekipin kombëtar, janë të sigurt se javën e ardhshme do të vendoset gjithçka në lidhje me të ardhmen e tij”, shkruajnë mediat argjentinase.

Edhe pse ende nuk dihet nëse Maradona do të qëndrojë në stol edhe për ndeshjet e fundit vendimtare kundër Perusë dhe Uruguait, muajin e ardhshëm, ajo që dihet është se ai nuk do t’i ketë duart e lira, dhe do të ketë një përkrahje të një trajneri tjetër me përvojë.