Telegrafi

Maradona: Mourinho, një nga më të mirët

Strategu portugez ka fituar tituj në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë, si dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve (me Porton dhe Interin), mirëpo këtë sezon është përballur me kritika për shkak të dështimeve në La Liga.

“Rezultatet që ai ka arritur flasin për vëllimin e aftësive të tij. E kam parë duke trajnuar dhe ai është në krye”.

“Ai u kushton vëmendje të gjithë lojtarëve në skuadër, nga i pari tek i fundit”, ka deklaruar Maradona në një konferencë për media në Dubai. /Telegrafi/