Telegrafi

Maradona: Milani po vuan

Maradona ka thënë se transferi i sivjetmë i Real Madridit, Ricardo Kaka, do të shpërthejë sërish te skuadra e re.

“Madridi do të ndryshojë shumë me Kaka, ai do t’i japë Realit një dimension shtesë”, është shprehur Maradona për fifa.com.

Trajneri i Argjentinës ka folur edhe për pozitën e vështirë të Milanit, duke shpresuar që Ronaldinho të kthehet në formën e tij më të mirë.

“Ekipet janë ashtu si janë. Milani po vuan, Interi po vazhdon të jetë në formë”.

“Jam i intriguar nga Ronaldinho. Ai duket sërish në formë, mirëpo e ka humbur atë fuqinë eksploduese që e ka pasur. Do të më pëlqente ta shihja atë sërish në magjinë e dikurshme…”, ka thënë Maradona.