Telegrafi

Maradona: Messi po piqet me hapa gjigantë

“Messi po piqet me hapa gjigantë. Unë shoh në të një lojtar fantastik që është plot shkathtësi dhe kënaqësi për lojë. Për mua, ai definitivisht do të jetë startues, së bashku me Javier Mascheranon e Liverpoolit”.

“Ka shumë golashënues argjentinas rreth e përqark Evropës, dhe do të ketë mjaft konkurrencë për vendin në përfaqësuese”.

“Në garë janë, Higuain, Aguero, Tevez, Diego Milito, Lavezzi dhe Martin Palermo. Do të jetë vështirë ta lë ndonjërin në shtëpi, por unë mund të ftoj vetëm 23 lojtarë”, ka thënë Maradona për Marca. /Telegrafi/