Telegrafi

Maradona: Messi po dështon në kombëtare

Maradona është i vetëdijshëm se Messi nuk po arrin të tregojë veten në takimet me kombëtaren dhe dëshiron që kjo të tejkalohet sa më shpejt.

“Ne e kemi futbollistin më të mirë në botë, i kemi dhënë atij liri për të lëvizur kudo nëpër fushë, ashtu siç bën me Barcelonën. Por futbolli ndërkombëtar është dështim për të. Do të flas me të për këtë gjë”, ka thënë Maradona.

Messi u kritikua dje nga mediat spanjolle, për paraqitjen e dobët edhe në takimin e të shtunës përballë Valencias, që përfundoi me barazim pa gola./Telegrafi/