Site icon Telegrafi

Maradona lëshohet nga spitali pas operacionit në tru, fansa të shumtë mblidhen për legjendën

(Foto: Twitter/B/R Football/Instagram/maradona)

Diego Maradona është lëshuar nga spitali, një javë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në tru për heqjen e një trombi.

Legjenda argjentinase është larguar nga klinika në Buenos Aires ku i ishte nënshtruar ditën e mërkurë dhe do ta vazhdojë shërimin në shtëpi.

60-vjeçari iu nënshtrua një operacioni emergjent për një hematomë subdurale, pasi ishte paraqitur në një spital me shenja depresioni, anemie dhe dehidrimi.

(Foto: Twitter/B/R Football)

Hematoma subdurale është një formë gjakderdhjeje, në të cilën një sasi e gjakut grumbullohet në mes të pjesës së brendshme të dura mater (membrana e jashtme që mbështjell trurin) dhe arachnoidea mater (membrana e mesme) të meningjeve që e mbështjellin trurin.


Televizionet dhe fotoreporterët lokalë e kanë fotografuar autoambulancën qe e ka larguar Maradnona nga klinika Olivos. Ai pritet të qëndrojë në një shtëpi pranë vajzave të tij.

(Foto: Twitter/B/R Football)

Mjeku personal i legjendës, neurologu Leopoldo Luque u ka thënë gazetarëve se ai e ka autorizuar lëshimin duke konfirmuar se operacioni ka qenë i suksesshëm. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/B/R Football)

 

(Foto: Twitter/B/R Football)
Exit mobile version