Telegrafi

Maradona, krenar me lojtarët

Argjentina pësoi edhe një humbje tjetër dëshpëruese, kësaj here me rezultat 2-0 në udhëtim te Ekuadori, por Mardona thuhet të jetë ‘krenar’ me lojtarët.

“Si ta shpjegoj? Taktikisht dhe mentalisht ne e kontrolluam ndeshjen. Por futbolli është kështu, kur dështoni t’i shfrytëzoni rastet që i keni, i pranoni ata në rrjetën tuaj”, ka thënë Maradona pas ndeshjes.

“E kemi studiuar Ekuadorin një kohë të gjatë dhe e dinim se çfarë kishin për të dhënë ata. Ua vështirësuam punët me Carlitos (Tevez), Jonas (Gutierrez) dhe Leo (Messi), me Maxi (Rodriguez), por humbën një penalti dhe disa raste të tjera që krijuam”, ka shtuar argjentinasi.