Legjenda argjentinase, Diego Maradona, ka kritikuar ashpër Juventusin pas fitimit të titullin të pesë radhazi në Serie A.
Ish-ylli napolitan ka thënë se ishte një kampionat i merituar për Zonjën e Vjetër, por i ndërtuar në ndihmë dhe gabime arbitrare.
“Ndihmat arbitrare për Juventusin? “Juventus ka lojtarë fenomenal në federatën italiane dhe në arbitrazhin italian”.
“Nuk është risi (e përsëriti tre herë). Çdo problem që ka në fushë një lojtar i Juventusit ai ka të drejtë gjithmonë”.
“Këshillë për De Laurentiis? Duhet të vendos disa lojtarë në federatën italiane dhe duhet t’i respektoj siç kanë bërë disa udhëheqës të Napolit në të kaluarën. Kështu Napoli do të ketë forcën që ka Juve. Goli i Fiorentinës është një skandal, një skandal. Po e shihja në televizor, goli i Fiorentinës u anulua sepse përballë ishte fanella e Juventusit”, ka thënë Maradona për Piuenne. /Telegrafi/