Site icon Telegrafi

Maradona Jr: Trashëgimia është gjëja e fundit në mendjen time

(Foto: Instagram/diegomaradonajunior)

Diego Junior, djali i Diego Armando Maradonas, ka thënë se trashëgimia e ikonës argjentinase është gjëja e fundit për të cilën mendon.

Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë më 25 nëntor si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa ai ka lënë pas vetes pasuri në vlera milionëshe, nga e cila e ka përjashtuar ish-gruan dhe vajzat e tij në testament.

Diego Jr. Ka lindur në vitin 1986, mirëpo Maradona e pranoi si djalë të tijin në vitin 2007.

(Foto: Instagram/diegomaradonajunior)

“Trashëgimia është gjëja e fundit në mendjen time tash, do të preferoja të isha i uritur gjithë jetën time, sesa të përballesha me këtë problem”.

“Ne fëmijët jemi mbledhur bashkë për nder të babait tim. Sot, situata është aq e ngatërruar saqë nuk mund të jap një paragjykim dhe mes tjerash, është duke u zhvilluar edhe një proces hetimor”, ka thënë djali i Maradonas për Canale 5.

Në ndërkohë, disa fëmijë që pretendojnë se janë të Maradonas, po i presin rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar diçka të tillë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/diegomaradonajunior)
Exit mobile version