Telegrafi

Maradona i entuziazmuar me fitoren

Argjentina fitoi me rezultat 2-1, ndërsa goli i fitores u shënua në minutat shtesë nga Palermo, të cilin trajneri e inkuadroi në pjesën e dytë.

“I thash (Palermos): ‘Hyn në fushë dhe përfundoje këtë ndeshje ashtu siç ke bërë disa herë’. Pas kësaj një mrekulli nga ‘Shën Palermo’ na ka dhënë edhe një jetë më shumë për t’u kualifikuar. Zoti vizitoi stadiumin e River”, tha Maradona pas ndeshjes.