Site icon Telegrafi

Maradona flet për dënimin e Messit: Do të ankohem pasi është i tmerrshëm

Messi dhe Maradona

Diego Maradona ka thënë se dënimi i Lionel Messit është i tmerrshëm dhe se do të ankohet te kreu i FIFA-s.

Messi u akuzua se përdori fjalë fyese ndaj anësori në ndeshje me Kilin.

“Dënimi i Messit është i ekzagjeruar. Në futbollin amerikan, flasin me duar para gojës. Është parë se çfarë ka ndodhur me Messin dhe gjyqtarin anësor”.

“Mungesa e Messit kundër Bolivisë ishte vendimtare. Është njëjtë sikurse t’i heqësh Cristiano Ronaldon, Portugalisë.

“Më dhemb kur e dëgjoj se unë kam pasur dorë në dënimin e Messit. Betohem në zot se unë nuk di asgjë. Kam filluar të hetoj për dënimin që nga CONMEBOL”.

“Do të flas me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, pasi kjo është e tmerrshme”.

“E kam telefonuar Messin disa herë, por nuk ka marr përgjigje. Messi është djalë i madh, nuk ankohet për asgjë. Është shumë i mirë edhe me bashkëlojtarët”.

Messi do të mund të luajë në qershor me Brazilin, por do të mungojë me Uruguain, Venezuelën dhe Perunë. /Telegrafi/

Exit mobile version