Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, e ka bërë të qartë se pa kurrfarë dyshimi do të jetë mbështetës i Napolit në ndeshjen e kundër Barcelonës.
Partenopei janë nikoqirë të Blaugranëve në San Paolo, ku zhvillohet ndeshja e parë e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Maradona ka qenë pjesë e katalunasve gjatë viteve 1982–1984, ndërsa më pas iu bashkua napolitanëve, ku pati ndikim të madh në suksesin e klubit italian gjatë viteve kur luajti (1984–1991) duke e fituar dy herë kampionatin, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe Kupën UEFA.
Prandaj, në përzgjedhjen e tij ndërmjet dy ish klubeve, legjenda ka deklaruar se do ta mbështesë skuadrën italiane.
“Pa kurrfarë dyshimi, zemra ime është me Napolin dhe napolitanët. Sidomos në këtë ndeshje të vështirë”, ka deklaruar Maradona për Il Mattino. /Telegrafi/