Diego Maradona edhe një herë ka sulmuar trajnerin e Përfaqësueses së Argjentinës, Jorge Sampaoli, i cili ka ftuar Mauro Icardin.
Sulmuesi i Interit është ftuar për ndeshjet e fundit të Kupës së Botës dhe kjo nuk i ka pëlqyer shumë legjendës argjentinase.
“Kur e shikoj sot formacionin e Argjentinës ndihem i frikësuar. Mendoj se ka lojtarë më të mirë për t’u zgjedhur nga trajneri”.
“Icardi? Nëse duan të gjejnë tek ai Batistutan e ri, po bëjnë një gabim të madh. Zanetti e futi atë në përfaqësuese. Një ditë kam folur me Bauzan dhe më tha se kishte tre telefonata nga Wanda Nara”.
“Higuain? Ai mund të ketë humbur disa gola dhe kështu ka ndryshuar rjedhën e garës, por nuk mund të zhdukësh një lojtar për dike që nuk e njeh asnjëri”, ka thënë Maradona. /Telegrafi/