Telegrafi

Maradona e tepron, kacafytet dhe e ofendon Veronin në ‘Ndeshjen e paqes’ (Foto/Video)

Diego Armando Maradona dhe Juan Sebastian Veron dy nga emblemat e futbollit argjentinas në ‘Ndeshjen e paqes’ që u zhvillua sonte (e mërkurë) në Romë.

Njëri ikonë e Boca Juniors dhe tjetër i Estudiantes, u tradhtuan nga nervat në fushën e Olimpicos.

Çdo gjë ndodhi kur lojtarët u takuan përballë njëri-tjetrit. Maradona u përpoq të përshëndet Veronin, i cili e bëri atë të duket si i panjohur, duke e injoruar plotësisht.

Formacioni startues i skuadrës ku ishte pjesë edhe Maradona.

Kjo ndodhi në përfundim të pjesës së parë dhe në rrugën drejt tunelit të stadiumit, Maradona e quajti Veronin “birë i b******).

E gjitha kjo besohet se ka ndodhur pasi Maradona kohëve të fundit ka kritikuar shumë Përfaqësuesen e Argjentinës, gjithashtu ka folur fjalë jo të mira për Mauo Icardin dhe kjo duket se nuk i ka pëlqyer Veronit, i cili ka vendosur të përgjigjet me një injorim. /Telegrafi/