Telegrafi

Maradona: Di Maria është spektakolar

“Ai është lojtar spektakolar, që është duke u ngritur ditë pas dite. Ai përballet me mbrojtësit dhe kjo është ajo për çfarë paguajnë njerëzit sot. Shpresoj se ata do ta shesin atë për 200 milionë euro dhe të përfitojnë shumë kilogramë ari”.

“Spanja? E pashë fitoren prej 6-0 ndaj Polonisë, por ajo ishte ndaj një rivali jo aq të fortë. Messi rezervist? Pse duhet ta lë Messin në pankinë? Ai ka luajtur 64 ndeshje me Barcelonën dhe kur Guardiola kishte nevojë për të nxjerrë ndonjë lojtar nga loja, ai e largonte Xavin ose Iniestën, e jo Messin”, përfundoi Maradona. /Telegrafi/