Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona i bashkohet futbollit kinez.
Në Kinë të gjithë duan ta ngritin nivelin e futbollit duke afruar futbollistë me emër.
Por së fundmi federata e futbollit kinez i ka ofruar një post legjendës Diego Armando Maradona.
Mediat kineze kanë raportuar se Maradona ka pranuar postin si konsulent i klubeve në Superligë.
Nga kjo ofertë, argjentinasi do të fitojë rreth katër milionë euro pagë vjetore.
Detyra e Maradonës do të jetë të gjejë futbollistë të rinj të talentuar dhe t’ia propozojë klubeve. /Telegrafi/