Telegrafi

Maradona akuzohet se ia hoqi me dhunë fustanin gazetares gjatë intervistës (Foto)

Një gazetare ruse ka ngritur padi kundër ikonës argjentinase të futbollit, Diego Maradona, të cilin e akuzon se ia ka hequr me dhunë fustanin gjatë një interviste.

Nga ana tjetër, 56-vjeçari i mohon akuzat duke thënë se gazetarja kishte filluar të zhvishej vet para tij, duke e detyruar që ta thërriste sigurimin e hotelit në St. Petersburg.

Ekaterina Nadolskaya pohon se ata ndodheshin në barin e hotelit kur kishin filluar të bisedonin dhe se pastaj Maradona e kishte ftuar në dhomën e tij për ta bërë intervistën.

Ekaterina thotë se u takua me Maradonan në hollin e hotelit (East2west News)

“Maradona e mbylli derën dhe në fillim iu përgjigjej pyetjeve të mia, ndërsa më pas filloi të më ngacmonte”, ka thënë 30-vjeçarja për Komsomolskaya Pravda, duke shtuar se legjenda e futbollit ia kishte hequr me dhunë fustanin, por ajo kishte arritur ta pengonte që të mos ia hiqte të brendshmet.

“U frikësova dhe e kërcënova se do ta thirrja policinë. Ndërsa ai e thirri sigurimin e hotelit. Tre njerëz më nxorën në korridor. Gjësendet e mia ndodheshin në dhomë. Telefoni mu mor dhe mu kthye pas tre orësh”, kështu i kishte thënë Ekaterina punëdhënësit të saj, SM News, duke shtuar se kishte qëndruar vetëm me të brendshme për tre orë në hollin e hotelit derisa ia kishin kthyer teshat.

Gazetarja e ka mbuluar Kupën e Konfederatave në Rusi (East2west News)

Ajo pohon se sjellja e Maradonas mund të vërehet në kamerat e sigurisë së hotelit.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e legjendës kanë përgënjeshtruar gjithçka duke thënë se vet Ekaterina i kishte shkuar në dhomë dhe kishte filluar të zhvishej, ndërsa Maradonas nuk i kishte pëlqyer veprimi i saj dhe e ka thirrur sigurimin. /Telegrafi/