Një punëtor i ndërtimtarisë nga Rankovci i Kriva Pallankës ka vdekur në një fatkeqësi të rëndë në vendin e tij të punës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
T.F është shkelur nga maqineria e ndërtimit në autostradën e re Shtip-Milladinovc, në afërsi të fshatit Krividoll.
Punëtori ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse vdekja është konstatuar nga ekipi i ndihmës së shpejtë. Kolegët e tij të punës thonë se nuk kanë parë saktësisht se çfarë ka ndodhur.
Policia ka kryer ekspertizën e duhur, ndërkaq trupi është dorëzuar për obduksion./Telegrafi/