Në qershor të këtij viti Maqedoninë e kanë vizituar 102.327 turistë të cilët kanë realizuar 243.175 bujtje, që është për 20,7 për qind më shumë turistë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar dhe për 23,4 për qind më shumë bujtje.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, numri i turistëve vendorë në qershor të vitit 2018, në krahasim me qershorin e vitit 2017, është rritur për 15,9 për qind, ndërsa numri i turistëve të huaj është rritur 22,4 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, numri i bujtjeve të turistëve vendorë është rritur për 11,4 për qind, ndërsa i atyre të huaj për 29,5 për qind.
Në gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i turistëve është rritur për 16,4 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me ç’rast te te turistët vendorë ka rritje për 9,3 për qind, ndërsa te ata të huaj për 19,8 për qind./Telegrafi/