Telegrafi

“Maqedonia2025” jep bursa shkollimi për në SHBA

Organizata joqeveritare “Maqedonia2025” e shpalli thirrjen e dytë publike për Programin për drejtorë ekzekutiv – Zafirovski, përmes të cilit ndahen bursa për shkollën për biznes – Kellogg School of Management në SHBA.

Këtë vit për herë të parë ofrohen bursa për dy programe të ndryshme – Program për zhvillim të drejtorëve ekzekutiv dhe Program avancues për menaxherë.

Thirrja është e hapur deri më 1 mars të këtij viti, ndërsa më shumë informacione për kriteret dhe mënyrën e aplikimit mund të gjenden në adresën http://www.macedonia2025.com/event/single/85.

Informacione shtesë mund të merren në e-mail adresën elena@macedonia2025.com.

“Programet mësimore janë disenjuar në hap me sfidat e përhershme dhe kompleksitetin e lidershipit të drejtorëve dhe menaxherëve ekzekutiv. Ata do t’i ripërtërijnë dhe plotësojnë tashmë mjeshtëritë e ftuara të profesionistëve të Maqedonisë dhe do të kontribuojnë drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të ekonomisë së Maqedonisë dhe fuqisë punëtore”, thonë nga “Maqedonia2025”./AIM/