Maqedonia është përfshirë tashmë në valën e plakjes së popullsisë që është 401,006 qytetarë të moshës mbi 60 vjeçare, kështu flasin statistikat nga Enti shtetëror i statistikës, edhe pse vendi nga viti 2002,nuk ka pasur regjistrim të popullsisë.
Kjo kategori shoqërore, në vendin tonë po përballet me probleme esenciale. Të paktën me këtë sy e shohin veten te moshuarit ne Maqedoni ata në ditën ndërkombëtare te tyre. Kjo pensioniste një prej tyre që në të shumtën e rasteve i gjen në stolat e parqeve si të vetmet vende argëtimi dhe shplodhjeje për ta.
“Pension shumë i vogël , jeta varet nga paratë . Unë jam grua e moshuar duhet të shkoj te mjeku, duhet të paguhet për barërat më efikase, të gjithë barërat thonë që do të jenë në listë pozitive në fakt nuk janë”. “Nuk ka kush të ju blej diçka atyre, nga shitoret apo tregjet është ajo më rëndësishmja apo më themelorja se nuk ka kush tu shkoj për vizitë, tu blejë qumësht, bukë etj”, u shprehën disa pensionistë.
Mundësi shërbimesh më të mira sociale dhe kujdes mjekësor ju ofron edhe Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.
“Për momentin po e përfundojmë fazën e trajnimit të pjesë teorike dhe praktike. Një pjesë e trajnimit do të mbahet edhe në tetor, por femrat të cilat një periudhë e gjatë kohore janë të papuna gjatë tetorit do të hyjnë edhe në shtëpitë e pleqve”, tha Aleksandra Vallkanovska, kryqi i kuq, Shkup.
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën. Më 14 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 Tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.