Telegrafi

Maqedonia zbulon listën, katër shqiptarë të ftuar për ndeshjen kundër Shqipërisë

Maqedonia sfidon kombëtaren kuqezi me katër futbollistë shqiptarë.

Trajneri i përfaqësues maqedonase, Igor Angelovski, shpalli listën e 23 lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat eliminatore të muajit shtator, duelin ndaj Izraelit që do të luajë si mysafirë me datën 2 shtator dhe përballjen ndaj Shqipërisë në Strumicë në 5 shtator.

Edhe pse janë katër futbollistët me origjinë shqiptare që janë grumbulluar nga numri 1 i stolit të Maqedonisë bie në sy mungesa e sulmuesit të Shkëndijës, Besart Ibraimi, i cili ka shkëlqyer me kuqezinjtë tetovarë në ndeshjet kualifikuese të Ligës së Evropës.

Katër shqiptarët e përzgjedhur janë kapiteni i Shkëndijës, Ferhan Hasani, mesfushori i tipare sulmuese i Leeds United, Ezgjan Alioski, mbrojtësi i Vardarit të Shkupit, Visar Musliu si dhe talenti i Levantes, Enis Bardhi.

Nga Shkëndija e Tetovës, trajneri Angelovski ka thirrur në ekipin përfaqësues edhe talentin Marjan Radeski, ndërkohë që pjesë e dueleve ndaj Izarealit dhe Shqipërisë do të jenë edhe lojtarë të tjerë me peshë në repartin e avancuar si Goran Pandev  si dhe dyshja e Palermos, Nestorovski e Trajkovski.