Në ora 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në 35 komuna ku duhet të zgjidhen kryetarët e rinj të komunave.
Zgjedhjet në rrethin e dytë nuk kanë asnjë kusht, kandidati që do të merr të paktën edhe një votë më shumë ndaj kundërkandidatit, do të udhëheq komunën edhe katër vite të ardhshme.
Në rrethin e parë qytetarët e kanë zgjedhur fatin e tyre për të parin e komunës në 45 komuna.
Gjatë ditës së djeshme kanë votuar 2382 qytetarë që kanë kushte jo-lëvizshmërie. Këto grupe janë: të burgosurit dhe të paraburgosurit (939 qytetarë) dhe personat e sëmurë e të palëvizshëm që janë 1435 qytetarë, thonë nga KSHZ Maqedoni.
Në këtë lajm Telegrafi Maqedoni, minut pas minute do të ju njoftojë për ngjarjet e ditës në procesin e vendvotimit.
18:50 – Arrestohen dy persona për blerje votash në Çair
18:30 – Konflikt verbal në komunën e Butelit për shkak të Zgjedhjeve Lokale (Video)
18:20 – Most: Janë hasur fotografime, udhëzime se kush të votohet, dhe probleme me llambën ultravjollcë
18:00 – Kjo është përqindja e daljes në raundin e dytë në Zgjedhjet Lokale, në komunat shqiptare deri në ora 17:00 (Video)
17:41 Votimi në Tetovë, dalje prej 37.17% deri ora 17:00
17:15 – “Dil voto”: Blerje masive e votave para vendvotimeve në disa komuna
15:30 – Civil: Qytetarët e Çairit marrin mesazhe për cilën parti të votojnë
14: 30 – Dalja deri në ora 13:00 nëpër gjithë komunat e Maqedonisë është 24.3%
14:00 – MPB: Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje të ligjit
13:00 – ‘Dil voto’: Janë vërejtur disa parregullsi në procesin zgjedhor
11:58 – KSHZ: Votimi rrjedh pa probleme, jehona e votuesve deri në ora 10:00 është 8.09 për qind
11:23 – Në Gostivar deri në ora 10:00 dalja për të votuar është 5%
10:46 – Asociacioni qytetar MOST: Nuk ka parregullsi në votime
10:25 – Në Tetovë deri ora 10:00 dalja për të votuar është 4.8%
10:00 – KSHZ: Gjithçka në rregull
9:42 – Votimet në Maqedoni, 5101 vëzhgues vendor dhe të huaj
8:50 – Nuk ka ndonjë problem të paraqitur nëpër vendvotime!
07:50 – 833.716 votues votojnë në 1.517 vendvotime
07:00 – Hapen të gjithë vendvotimet, pa ndonjë incident apo parregullsi të paraqitur